“Arritja përfundimtare e marrëveshjes për çështjen e emrit është mundësi historike fer për qytetarët e Maqedonisë. Marrëveshja është investim në të ardhmen e Maqedonisë, ku hapim rrugën për fillim të bisedimeve me BE-në. Marrëveshja është shembull për zgjidhjen e një çështje të hapur me fqinjët, dhe në pajtim me interesat kombëtare dhe shtetërore”, thuhet në kumtesën e LSDM-së duke shtuar se marrëveshja përforcon dhe garanton identitetin maqedonas, kombësia maqedonase, shtetësia e Maqedonisë, gjuha maqedonase dhe kultura maqedonase është garantuar një herë e përgjithmonë dhe asnjëherë nuk do të kontestohen.
“Marrëveshja me Greqinë i vendos fund kontestit 25-vjeçar dhe eliminon ndalesën e fundit për integrim të plotë të Maqedonisë në BE dhe NATO. Pas viteve izolim, Maqedonia përsëri është në rrugën drejt anëtarësimin në BE dhe NATO. Është siguruar ftesa për anëtarësim në NATO dhe është caktuar data për fillim të bisedimeve për anëtarësim të plotë të BE-së”, thonë nga LSDM-ja
Ata thonë se me përkrahjen e marrëveshjes, qytetarët në referendum do ta sigurojnë të ardhmen e Maqedonisë si anëtare e plotë e BE-së dhe NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qytetarët qartë e kuptojnë rëndësinë historike të marrëveshjes dhe për këtë shkak më 30 shtator, në mënyrë masive, të vendosur dhe me dinjitet do të thonë PO për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen me Greqinë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së duke shtuar se qytetarët janë të ndarë jetë më të mirë, zhvillim ekonomik, integrim.
Sipas LSDM-së qytetarët lirisht, në mënyrë të guximshme do të thonë po për të ardhmen e Maqedonisë./Telegrafi/