Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, LSDM-ja ka replikuar me OBRM-PDUKM-në, ndaj kërkesës së tyre për anëtarësim të menjëhershëm të Maqedonisë në NATO dhe BE.
Sipas tyre, integrimet euro-atlantike janë interesi më i lartë i vendit, ndërkaq kërkojnë nga OBRM-ja që t’i mbështetë proceset integruese.
LSDM-ja njiherit kritikon OBRM-në duke thënë se kjo parti kishte 11 vite kohë për t’i lëvizur proceset dhe për të punuar për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, por bëri të kundërtën, e izoloi Maqedoninë, i frenoi integrimet euro-atlantike./Telegrafi/