Telegrafi

LSDM: Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s, pa marr parasysh sjelljen e Mickoskit

Nga partia në pushtet LSDM, akuzojnë parinë opozitare OBRM-PDUKM ku thonë, Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s, pavarësisht sjelljes destruktive dhe antishtetërore të Mickoskit dhe udhëheqjes së saj, njofton Telegrafi Maqedoni.

Letra e hapur nga ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell, është prova e fundit që e gjithë bota demokratike, partnerët dhe aleatët e atdheut tonë, dëshirojnë që ta shohin Maqedoninë si një shtet të qëndrueshëm dhe të sigurt, anëtar të plotë të BE-së dhe NATO-s”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së, vetëm kreu i OBRM-PDUKM-së dhe Mickoski janë kundër integrimit dhe siç thonë, ata duan ta kthejnë shtetin në periudhën e errët të izolimit dhe pasigurisë.

Nga atje shtojnë se nëse lidershipi i OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoski vazhdon me sjelljen e tyre shkatërruese dhe me çdo kusht ta bllokojë të ardhmen, atëherë do të pasojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilën qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre./Telegrafi/