LSDM sot përmes një komunikate ka thënë se interesi i Maqedonisë në këtë moment është transferi i qetë i pushtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Patjetër shpejtë duhet të zhbllokohen proceset demokratike, me çka do të zgjidhet edhe kryekuvendari i ri, më pas qeveri e re e reformave. Treguam se të gjithë institucionet shtetërore janë të obliguar dhe punonjësit në të të mbrojnë interesat shtetërore dhe të ndihmojnë atë proces të realizohet në përputhje me vullnetin e shumicës, interesat e qytetarëve dhe sigurinë dhe stabilitetin e shtetit dhe jo grupi i vogël kriminal’, thuhet ndër të tjera në komunikatën e LSDM-së. /Telegrafi/