Site icon Telegrafi

LSDM: Maqedonia nuk fshihet, OBRM-PDUKM të kyçet në proceset për anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe NATO

Është koha që OBRM-PDUKM ta kalojë vetveten dhe në vend që të shpërndajë të pavërteta në procesin “Për” anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO dhe mbrojtjen e identitetit maqedonas, thonë nga partia në pushtet LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E ardhmja e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj është mbi të gjitha partitë politike. Anëtarësimi në BE dhe NATO me mbrojtje të identitetit maqedonas është shumë më e madhe nga politika ditore e partive.

Nuk është e vërtet se me marrëveshjen me Greqinë rrezikohet identiteti dhe veçantia maqedonase. Nuk është e vërtet se fshihen nocionet Maqedonia dhe maqedonas. Përkundrazi, me marrëveshjen termi maqedonas, maqedonase janë të mbrojtura mirë dhe askush më nuk do t’i neglizhoj ose kontestoj ato”, deklarojnë nga LSDM.

Nga atje sqarojnë se me nenin 7 të marrëveshjes me Greqinë, identitet maqedonas e përshkruan territorin, gjuhën, popullin, me të gjitha atributet, me historinë e saj, trashëgiminë kulturore.

Nga atje gjithashtu i bëjnë thirrje të gjitha subjekteve politike duke përfshirë edhe OBRM-PDUKM që të kyçen në procesin që siguron të ardhmen e Maqedonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version