Site icon Telegrafi

LSDM: Maqedonia është shtet ligjor dhe me gjyqësor të pavarur

Maqedonia është shtet ligjor, ligjet janë të vlefshme për të gjithë në mënyrë të barabartë dhe askush nuk është mbi ligjin apo drejtësinë, thuhet në deklaratën e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjykatat janë institucione të pavarura që veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre ligjore dhe vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët. Drejtësi duhet të ketë. Për të gjithë ata që nëpërmjet procedurave gjyqësore të ligjshme dhe transparente është vërtetuar se ai ka shkelur ligjet në bazë të të cilave ai ka një vendim gjyqësor të formës së prerë, duhet të mbajë përgjegjësi. Sigurimi i drejtësisë dhe zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë, pavarësisht nga përkatësia politike, fetare ose etnike, është vendimtare për çdo shoqëri demokratike”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Gruevski nuk ka bërë asnjë krim, gjykatat janë të politizuara

Më herët, me anë të një deklarate, partia opozitare OBRM-PDUKM akuzoi se gjyqësia është e politizuar, në kontestin e vendimit të Këshillit Penal për mbajtjen e dënimit me burg për ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin./Telegrafi/

Exit mobile version