Maqedonia është rritur mbi politikat e izolimit dhe ndarjeve, identiteti është i garantuar, e ardhmja maqedonase është e siguruar, LSDM përgëzon me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sot është nënshkruar marrëveshja e cila na bashkon dhe ndërton miqësi.
Marrëveshja përfundimtare për kontestin për emrin me Greqinë njëherë e përgjithmonë e siguron dhe garanton, identitetin maqedonas, për të cilën më askush nuk mund të na provokoj ose neglizhoj. Gjuha maqedonase, maqedonas, maqedone, maqedon, është siguruar përgjithmonë.
Maqedonia s’ka më gjenerata për të humbur dhe për këtë marrëveshje qytetarët do ta kenë fjalën e fundit. /Telegrafi/