LSDM me me kumtesë reagon ndaj konferencës për shtyp të Aleksandar Nikolloskit nga OBRM-PDUKM duke thënë se “Maqedonia është jashtë BE-së vetëm për shkak të OBRM-PDUKM-së”.
“Për 11 vite OBRM-PDUKM dhe Nikolla Gruevski në politikat e tij kriminale e largonin shtetin nga eurointegrimet dhe e bënë Maqedoninë shtet të kabur”, thonë nga nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, OBRM-PDUKM e udhëhequr nga Hristijan Mickoski punon në kundër interesave të qytetarëve dhe ndalojnë anëtarësimin e plotë në BE.
Ata shtojnë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdimisht është në mision ta heqë Republikën e Maqedonisë nga statusi “vendi i tretë” që do të mundësojë treg të lirë dhe pa kufi për prodhuesit e çelikut dhe hekurit.
“Si vend kandidat që nga viti 2005, por edhe si vend që tashmë ka nënshkruar marrëveshjen për stabilizim asocim në vitin 2001, Maqedonia nuk paraqitet si vend i tretë para BE-së, përkundrazi, paraqet vend i ardhshëm anëtar në BE, ku do të ketë relacione të thella politike dhe ekonomike”, thonë nga LSDM./Telegrafi/