Telegrafi

LSDM: Maqedonia e Veriut zyrtarisht është vendi i 30-të i NATO-s

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht është anëtare në aleancën më të madhe dhe më të sigurt, NATO”.

“Edhe në kohën kur e gjithë bota po ballafaqohet dhe lufton me coronavirusin, Senati i Spanjës arriti të mundësojë ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Më në fund realizohet angazhimi tri dekadësh i gjeneratave tona”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se tashmë flamuri i Maqedonisë së Veriut valon në selinë e NATO-s dhe se vendi është në të njëjtën tryezë me botën e zhvilluar perëndimor, kurse vota e Maqedonisë së Veriut është e barabartë me votat e shteteve më të fuqish,e.

“Anëtarësimi në NATO do të thotë siguri, kufij të siguritë, por do të thotë edhe zhvillim ekonomik, zhvillim, standard më të mirë jetësor, investime të huaja dhe qasje në treg prej katër miliardë euro në vjet.”, shprehen nga LSDM duke shtuar se një nga qëllimet e strategjike është realizuar për dy vjet e gjysmë dhe se kjo përbën motiv që të vazhdohet në realizimin e qëllimit tjetër strategjik, bisedime dhe më pas anëtarësim në BE.