Nga partia në pushtet LSDM nëpërmes një kumtese thonë se deri më tani Maqedonia e Veriut ka marrë raportin më pozitiv.
“Maqedonia e Veriut ka marrë raportin më pozitiv nga Komisionin Evropian për përparimin e vendit në procesin e integrimit në BE dhe theksohet si shembull i ndritshëm”, thonë nga LSDM.
Nga atje thonë se rekomandim i pastër dhe pakusht nga ana e KE-së për fillimin e bisedimeve është pranim i reformave, për hapat historikë të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM e cila siguroi pajtim dhe partneritet me fqinjët.
Nga atje shtojnë se nëpërmes unifikimit dhe punës me përgjegjësi veni është në rrugën e duhur./Telegrafi/