Nga partia në pushtet LSDM, nëpërmes një kumtese thonë se Maqedonia është shndërruar në një vend me paga dhe investime të larta.
“Ekonomi të fuqishme, investim i ri gjerman në vend me 400 vende të reja pune me paga të mira. Republika e Maqedonisë së Veriut është vend atraktivë për investimet e huaja dhe përparimi në integrimet evropiane e kanë kthyer besimin dhe konkurrencën në vend”, thonë nga LSDM.
Nga atje thonë se kompania gjermane “Gereshajmer” vendosi që të shfrytëzojë kushtet e volitshme ekonomike dhe vendosi të investojë me hapjen e një fabrike të re në vend.
Nga atje thonë se investimet e huaja kanë rol të rëndësishëm në nxitjen e rritjes ekonomike dhe uljen e papunësisë./Telegrafi/