Site icon Telegrafi

LSDM: Ligji i ri për arsim është në interes të studentëve dhe profesorëve

LSDM-ja përmes një njofitmi për media ka reaguar ndaj OBRM-PDUKM-së, duke thënë se ata kanë shkatërruar sistemin arsimor gjatë kohës së qeverisjes së tyre.

Nga LSDM thonë se me Ligjin e ri për arsim, hapet mundësi që fakultetet pa pajtim të Ministrisë së Financave të angazhojnë demonstrues në fakultete, me çka do të hapej mundësia që të angazhohen të rinjtë, të cilët duan të ndërtojnë karrierë akademike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është joserioze që OBRM-PDUKM-ja të dorëzojë amendamente për koeficientin e rrogave të profesorëve, kur dihet se 11 vite ajo parti në mënyrë kriminale ka harxhuar paratë e qytetarëve dhe nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar statusin e profesorëve”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Exit mobile version