Telegrafi

LSDM: Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me Kushtetutën

Në kumtesën e LSDM-së në lidhje me propozim-ligjin e gjuhëve thuhet se OBRM-PDUKM-ja edhe krahas porosisë së qartë nga qytetarët për ndryshime dhe një shoqëri për të gjithë, vazhdon me politikat e saja të izolimit, ndarje dhe konflikte me çka punojnë kundër interesave të qytetarëve dhe të shtetit.

Ndryshimet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, thuhet më tej, janë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe Amendamentin 5 që është sjell para 16 viteve.

“Përmes këtij ligji do të avancohet përparimi i të gjitha gjuhëve të të gjitha komuniteteve dhe do t’i jepet fund autokracisë dhe kaosit të përdorimit të gjuhëve të komuniteteve joshumicë”, shtohet në kumtesë.

Nuk është e saktë, thuhet më tej, se do të vendoset dygjuhësi në tërë territorin, e as se do të derogojë përdorimi dhe pozita kushtetuese e gjuhës maqedonase dhe letra e tij cirilike si gjuhë zyrtare në tërë territorin dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në mënyrë shtesë, siç thuhet në kumtesë, Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja është fuqishëm e përkushtuar për ta ruajtur dhe përparuar gjuhën maqedonase e cila viteve të fundit u la pas dore pikërisht nga qeveritë e OBRM-PDUKM-së.

“Përmes serisë së masave që janë zhbllokimi i provimit të leksionit që është bllokuar me vite, ristrukturimi i Seminarit për gjuhën maqedonase në Qendrën e Maqedonisë, formimi i këshillit për standardizimin e gjuhës maqedonase dhe hapja e fondit për sendërtim dhe aktualizim të veprat kyçe shkencore nga sfera e maqedonistikës, sistematike dhe seriozisht do të ndikojë ndaj mbrojtjes dhe përparimit të gjuhës maqedonase dhe letrës së saj cirilike”, thuhet në kumtesë e lëshuar nga LSDM./Telegrafi/