LSDM-ja ka reaguar në lidhje me aktin e lëshimit të seancës kuvendore nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, pas shpalljes së aktgjykimit për dënimin me dy vite të Nikolla Gruevskit, për lëndën “Tanku”.
Sipas partisë në pushtet, ky akt i partisë opozitare paraqet joseriozitet, dhe se nuk mendojnë për qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
LSDM-ja konsideron se OBRM-PDUKM-ja i iku përballjes me argumentet në Kuvend, pikërisht në ditën kur Zaev do të përballet me Mickoskin.
Kjo parti vlerëson se sjellja e këtillë vërteton se OBRM-PDUKM-ja është subjekt politik joserioz./Telegrafi/