Telegrafi

LSDM: Kuvendi tha “po” për të ardhmen e Maqedonisë

Kuvendi tha sot “po” për të ardhmen e Maqedonisë, thonë nga LSDM-ja në pushtet në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë. Siç thonë ata nga atje, marrëveshja përfundimtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjes 25 vjeçare që tërhoqi vendin poshtë hapi perspektivat euroatlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lajmi se Këshilli Veri-atlantik e ka pranuar ftesën për hyrjen e Maqedonisë në NATO që të jetë në rend të ditës në samitin e ardhshëm të aleancës është edhe një vërtetim se marrëveshja është një akt patriotik e cila siguron të ardhmen e vendit, të qytetarëve. Lidershipi e ka të njohur, Maqedonia hapa drejt integrimeve në NATO dhe Be”, thuhet në komunikatë.

Nga LSDM gjithashtu thonë se ma marrëveshjen me Greqinë sigurohet gjuha dhe identiteti maqedonas. /Telegrafi/