Në kumtesën e sotme, nga LSDM thonë se me kthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike është plotësuar edhe një premtim i dhënë ndaj qytetarëve dhe kjo do të ketë ndikim direkt në harxhimet e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për dallim nga qeveria paraprake e OBRM-PDUKM e cila e hoqi tarifën e lirë ditore të energjisë elektrike dhe i varfëroi qytetarët, qeveria e re në krye me LSDM e plotësoi premtimin e dhënë dhe e ktheu këtë tarifë të energjisë elektrike. Me fillimin e kësaj tarife qytetarët do të kenë harxhime të zvogëluara sepse ata do të mund të bëjnë kursime nga fakturat e energjisë elektrike që do të paguajn”, thuhet në kumtesën e LSDM.
Ata thanë se premtimet e dhëna i realizojnë dhe reformat i zbatojnë dhe nëkëtë mënyrë të hollat ju kthehen qytetarëve dhe kjo tregon kujdesin e vërtetë që ka Qeveria e re për qytetarët e saj./Telegrafi/