Site icon Telegrafi

LSDM: Koncepti i ri për arsimin e mesëm është hedhur poshtë nga të gjitha institucionet dhe ekspertët përkatës

LSDM në një kumtesë për media thotë se “koncepti i propozuar për arsimin e mesëm nga ministrja Vesna Janevska po shkakton reagime serioze te komuniteti profesional, stafi mësimdhënës dhe opinioni i gjerë”.

Nga LSDM thonë se “kjo edhe një herë tregoi paaftësinë e plotë të ministres Janeva”.

“Janeva padyshim që nuk ka kapacitet për të udhëhequr këtë departament të rëndësishëm. Ky konceptim, i shtyrë pa konsultime dhe analiza të mjaftueshme, mund të çojë në shkatërrimin e mendimit kritik dhe në uljen e cilësisë së arsimit. Si parti e përgjegjshme politike, LSDM apelon për organizimin e menjëhershëm të Debatit publik me të gjitha palët e interesuara për të siguruar një sistem arsimor cilësor dhe modern që do t’i plotësojë nevojat e nxënësve dhe mësimdhënësve”.

“Një debat publik nuk është postimi i Konceptit në faqen e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. Është joserioze të bëhen reforma serioze pa debat publik, prandaj ky koncept u refuzua nga të gjitha institucionet dhe ekspertët përkatës dhe vetëm ministri e mbron. Është e nevojshme që ministrja Janevska të marrë përgjegjësi dhe të tërheqë reformën e propozuar, me të cilën ndër të tjera shfuqizohen lëndët që janë themeli i arsimit të mesëm. Pa lëndët e filozofisë, etikës, logjikës, sociologjisë, pedagogjisë e të tjera, themeli i arsimit të mesëm shkatërrohet”.

“Apelojmë te ministrja Janevska të vijë në vete, ta tërheqë konceptin e dëmshëm dhe të dëgjojë reagimet e opinionit profesional. Të organizohet një debat publik ku të gjitha palët relevante do të përfshihen në një debat të hapur dhe të arsyetuar me qëllim të krijimit të reformave në interes të qytetarëve dhe brezave të ardhshëm”, thonë nga LSDM.

Exit mobile version