Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thekson se shoqëria në vend po ndryshon për të mirë.
Sipas tyre, koncepti “një shoqëri për të gjithë” i fiton të gjithë stereotipet. Ata thonë se koha e ndarjeve shkon në histori.
“Koncepti monoetnik kur partitë janë drejtuar vetëm në kampin e tyre etnik është mposhtur. LSDM-ja e ndërton koalicionin më të madh, nga më të ndryshmit dhe më të fuqishëm deri më tani dhe pikërisht për këtë është fituese. Koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Besa është hap i përbashkët me të cilin karakterin multietnik të Maqedonisë së Veriut e pasqyrojmë në ofertë konkrete programuese dhe kuadrovike”, thonë nga LSDM.
Ata përfundojnë se koalicioni i tyre do të punojë me shumë kujdes, përkushtim dhe këmbëngulje për jetë më të mirë të popullit./Telegrafi/