Telegrafi

LSDM: Koha e vetme kur shteti ynë ka qenë peng janë 11 vitet e OBRM-PDUKM-së dhe Gruevskit

LSDM nëpërmjet një njoftimi ka reaguar ndaj kumtesës së OBRM-PDUKM-së duke thënë se “koha e vetme kur vendi ynë ka qenë peng janë 11 vitet e sundimit kriminal të OBRM-PDUKM-së e udhëhequr nga Nikolla Gruevski”.

“Në atë kohë ekzekutuesi i Gruevskit, Hristijan Mickoski ishte drejtori më i keq dhe më i pasuksesshëm në LEME kur rryma u rritë për 100%. Përderisa qytetarët mezi ia dilnin, Gruevski dhe dëgjimtarët e tij shpenzonin para të qytetarëve”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, me sundimin e OBMR-PDUKM-së ka pasur 11 vite peng dhe gjithashtu ka pasur paga dhe pensione të ngrira, subvencione të padrejta, rini pa mundësi përparimi për shkak të izolimit.

“Ardhja e LSDM-së në pushtet është koha e çlirimit të shtetit dhe ndërtimit të demokracisë. Sot secili ka të drejtë të ketë mendim dhe qëndrim personal”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se për dy vite e gjysmë të LSDM-së janë sjellur reforma në interes të qytetarëve dhe shtetit dhe se sot siç thonë nga LSDM, kemi pagë minimale prej 14.500 denarë, pensione më të larta, 60.000 vende të reja papunësinë më të vogël që ka qenë deri tani 17.1% dhe subvencione dhe mundësi për të rinjtë që të mbesin këtu./Telegrafi/