LSDM përmes Kiril Kolemishevski reagoi ndaj deklaratës së Bujar Osmanit i cili koalicionin LSDM-Besa e quajti joparimor.
“Është krejtësisht legjitime BDI të ketë qëndrim politik rreth koalicionit mes LSDM dhe Lëvizjes Besa, por ju siguroj se koalicioni është ndërtuar në politika që i sjellin jetë më të mirë qytetarëve dhe kushte më të mira për biznes”, tha Kolemishevski nga LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në konferencë për shtyp tha se tani për tani është herët me kë do të bëjnë koalicion dhe se ky vendim do të jetë pas zgjedhjeve./Telegrafi/