LSDM-ja opozitare sot akuzoi udhëheqësinë e KME Manastir për punë jopërgjegjëse dhe kërkoi përgjigje nëse është rrezikuar sezoni i ardhshëm ngohës dhe prodhimtaria e energjisë elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Pse është avaria e re në kombinatin elektroenergjetik dhe nëse sërish punon vetëm një nga tre blloqet? Blloku 1 është shkyçur një periudhë më të gjatë. Blloku 2 ishte shkyçur dje. Nëse KME Manastir nuk ka mjet thëngjill për funksionim normal dhe për atë është shkyçur blloku?’, pyet në kumtesë LSDM-ja.
Nga LSDM-ja kanë publikuar edhe fotografi për, siç phojnë, avarinë e blloqeve të bëra nga meteriali. Potencojnë se ndryshimi i pjesës së tillë kushton më shumë se 1.000.000 euro, por edhe që sipas vlerësimeve të tyre deri tani pushteti ka harxhuar mbi miliarda euro në KME Manastir për ‘riparime dhe modernizime’. /Telegrafi/