Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se këtë vit paga minimale do të rritet mbi 20.000 denarë.
Sipas tyre, me metodologjinë e miratuar vitin e kaluar përmes dialogut me të gjithë aktorët, sigurohet rritje e vazhdueshme e pagës minimale, si zgjidhje sistematike e pavarur nga vullneti politik i dikujt.
“Vitin e kaluar paga minimale është rritur në 18.000 denarë, që është dy herë më shumë në krahasim me kohën e OBRM-PDUKM-së, kur mezi ishte 9.000 denarë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/