Telegrafi

LSDM: Këshilltarët e OBRM-PDUKM-së i bllokojnë projektet që i premtuan së bashku me Arsovskën

LSDM në një kumtesë për media thotë se kaos total po ndodh me transportin publik në Shkup. Nga LSDM thonë se ka vite që OBRM-PDUKM nuk ka blerë autobusë të rinj, vetëm për hir të interesave të ngushta partiake.

“Pasi dështuan marrëveshjet e tyre me Arsovskën, OBRM-PDUKM po i keqtrajton shkupjanët. Në Këshillin e Qytetit të Shkupit janë këshilltarët e OBRM-PDUKM-së që po e bllokojnë punën e qytetit, po i bllokojnë projektet që i kanë premtuar së bashku me Arsovskën, siç është blerja e autobusëve të rinj”.

“Pas fatkeqësisë që i ndodhi Shkupit me Koce Trajanovskin, Shkupi 2014 dhe blerjes së autobusëve kinezë që po rrënohen, tani OBRM-PDUKM po përgatit një fatkeqësi të re. OBRM-PDUKM me bllokada dëshiron ta shkatërrojë NTP-në, të cilës i nevojiten 50 autobusë vetëm për të funksionuar. Çmimin për këtë sjellje të OBRM-PDUKM-së e paguajnë çdo ditë qytetarët e Shkupit”, thuhet në komunikatën e LSDM.