Telegrafi

LSDM: Këshilli penal ta shfuqizojë vendimin e paligjshëm për gjykatësen Pop Stefanija

Emërimi i Aleksandra Pop Stefanija për gjykatëse në krimin e organizuar është në kundërshtim me Ligjin për gjykatat, vendimin e Këshillit gjyqësor dhe Rregulloren për punë të Gjykatës, ka akuzuar sot LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas zëdhënësit të partisë, Petre Shilegov, është i paligjshëm vendimi me të cilin gjykatësja Pop Stefanija që PSP të shpallet jo kompetente rreth rastit për shkatërrimin e pajisjes për përgjim.

„Përkujtojmë, në këtë lëndë, në mesin e të tjerëve të dyshuar janë edhe Gordana Jankulovska dhe Goran Grujevski. Për shkak të gabimeve në procedim, mirëpo për shkak të parregullsive dhe paligjshmërisë në vendimin e Pop Stefanija, Këshilli penal i Gjykatës themelor Shkupi 1 duhet urgjentisht ta shfuqizojë këtë vendim. Pas shfuqizimit të këtij vendimi të paligjshëm lënda për shkatërrimin e pajisjes për përgjim të paligjshëm duhet ti jepet gjykatësit i cili gjykon lëndë nga sfera e krimit të organizuar“; ka thënë Shilegov.

LSDM me këtë rast i ftoi dhe i inkurajoi gjykatësit e ndershëm në Gjykatën themelore Shkupi 1, punën e tyre ta bazojnë vetëm në Ligj dhe ligjshmëri në veprimet e tyre./Telegrafi/