Site icon Telegrafi

LSDM kërkon që të shkarkohet ministrja Mizrahi për shkak të shkeljes së Kushtetutës

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në deklarimin e saj tha se përveç se nuk kryen punët që janë në interes të qytetarëve, ministrja Mizrahi po e keqpërdor pozitën e saj.

“Mizrahi nuk e përdor mandatin e saj që t’u ndihmojë, që të kujdeset për zbatimin e procesit zgjedhor. Ajo, mandatin në qeverinë teknike e përdor vetëm për shkelje të Kushtetutës, mosrepektim të Marrëveshjes së Prespës që po rrezikon eurointegrimet”, thotë Kuzeska.

Lexo po ashtu Mizrahi: Do të paguaj dënim prej 5.000 eurove por tabelën nuk e ndryshoj

Sipas saj, me veprime të tilla Mizrahi duhet të merr përgjegjësi.

“Për këtë shkak presim nga Kuvendi që në seancën e ardhshme ta shkarkojë ministren Mizrahi nga funksioni i ministres të Ministrinë e Punës dhe Politike Sociale”, thotë Kuzeska duke shtuar se të gjithë anëtarët e Qeverisë duhet ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet./Telegrafi/

Exit mobile version