Sot mbushen dy vjet nga konflikti i armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Me ç’rast ka reaguar edhe LSDM-ja dhe ka thënë se rasti ‘Lagjja e Trimave’ duhet të hetohet edhe atë me përkrahje ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Qeveria e re e kryesuar nga LSDM-ja, do t’i përkushtohet zbardhjes së plotë të rastit dhe prapaskenës së tij. Do të kërkojë edhe përkrahje ndërkombëtare në hetim për të siguruar të gjitha informacionet relevante, por edhe për sigurimin e besimit të plotë të qytetarëve në rezultatet e hetimit. Askush nuk do të amnistohet nga përgjegjësia, nëse konfirmohet se në çfarëdo mënyre ka qenë pjesë e incidentit që e ka rrezikuar sigurinë e vendit’, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave, një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë. /Telegrafi/