Telegrafi

LSDM: Keqpërdorimi i ngjarjeve tragjike tregon për gjendjen e mjerueshme të OBRM-PDUKM-së

Nga partia në pushtet e LSDM-së kanë reaguar ndaj akuzave të bëra pas vdekjes së 21 vjeçarit sot në Shkup. Keqpërdorimi i ngjarjeve tragjike flet qartë se në çfarë gjendje të mjerushme është OBRM-PDUKM, qytetarët të qëndrojnë të qetë, institucionet veprojnë sipas normave ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përpjekjet e për kqpërdorimin e këtyre ngjarjev tragjike e tregojnë gjendjen e mjerushme të OBRM-PDUKM-së”, thonë nga LSDM

Përpjekjet e kota të OBRM-PDUKM-së, me lajme të rreme dhe janë përpjekje për ngritjen e tensioneve, kjo tregon vetëdijën e kësaj partie dhe udhëheqësve të saj.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Oliver Spasovskit, për shkak të vdekjes së 21-vjeçarit

Nga LSDM thonë se Ministri për Punë të Brendshme e ka pastruar ngjarjen brenda një dite dhe shpejtë i kanë gjetur të dyshuarit.

“Personat janë në paraburgim dhe priten që të përballen me drejtësinë. Ngajrja dhe pjesa e kualifikimit e veprës penale është në duart e Prokurorisë kompetente”, thonë nga LSDM. /Telegrafi/