Për vetëm dy vjet, nëpërmes masës të Qeverisë është rikthyer dinjiteti tek bujqit, rritet kërkesa për prodhimet, si të vendit ashtu edhe të huaja, thonë nga LSDM.
“Blerja e kastravecëve këtë vit është rritur për 145.8 përqind, ndërsa nëse e krahasojmë me vitin 2013 kur në qeveri ishte OBRM-PDUKM, çmimi është rritur për 240 përqind. Për domatet, çmimi i blerjes vitin e kaluar është rritur për 85.5 përqind”, thonë nga LSDM.
Rritja e çmimeve ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë më të madhe produktive tek bujqit, si dhe më shumë para në buxhetin e tyre./Telegrafi/