“Hristijan Mickoski kapitulloi me paralajmërimet e tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare në maj, pasi siç tha ai, Kuvendi do të shpërndahej në shkurt.
Sa herë që Mickoski shpall apo parashikon diçka, ndodh pikërisht e kundërta.
Shkurti po kalon dhe jo vetëm nuk ka mazhorancë të re, jo vetëm nuk ka shpërndarje të Kuvendit, por është shtuar dhe forcuar shumica parlamentare.
Është e sigurt se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vitin 2024 dhe në ato zgjedhje do të mposhtet sërish Mickoski, pengu i Dimitar Apasievit sepse vazhdimisht i gënjen qytetarët”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.