Site icon Telegrafi

LSDM: Kaos me transportin në Shkup, OBRM-PDUKM ka krijuar katastrofë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka dalë me akuza ndaj Danella Arsovskas dhe OBRM-PDUKM-së për kaosin me transportin publik në Shkup.

Nga kjo parti thonë se paaftësia e OBRM-PDUKM-së e ka sjellë në kolaps transportin publik në Shkup.

“Shkupjanët janë të obliguar t’i shfrytëzojnë vetëm linjat e NQP-së, të cilat nuk janë të rregullta dhe kjo shkakton nervozë, vonesë në punë, në shkollë, në fakultet, në mjek. Përshkak të paaftësisë dhe papërgjegjësisë së OBRM-PDUKM-së, Shkupi për herë të parë në histori ngeli pa transport publik. NQP po fundoset në borxhe”.

“Derisa transporti publik është në kaos dhe nuk janë askund autobusët e rinj që OBRM-PDUKM dhe Arsovska i premtuan, e as që ka fabrikë për autobusë elektrik që kryetari shpic Mickoski i paralajmëroi. Arsovska vitin e kaluar i fitoi zgjedhjet lokale pikërisht përshkak premtimeve për transport publik. Ajo premtoi transport të shpejtë, efikas dhe falas për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Exit mobile version