Nëpërmjet një njoftimi LSDM reagon ndaj konferencës për shtyp të Orce Gjorgjievskit ku u kërkua dorëheqja e Oliver Spasovskit për shkak të mos zbulimin e krimeve të vjedhjeve në Shkup.
“OBRM-PDUKM është në kaos, e humbur krejtësisht në destruksionet e veta dhe lajmet e rreme”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas LSDM-së, koalicioni i krimit, mos ndëshkimit dhe përzgjedhjes në veprim ishin tipar kryesor i qeverisjes së OBRM-PDUKM-së dhe kjo mbaroi me kalimin e tyre në opozitë.
“Pas ndërmarrjes së reformave, policia punon profesionalisht, në mënyrë efikase dhe në sigurimin e sigurisë. Veprohet në secilën shkelje ligjore”, thonë nga LSDM.
OBRM-PDUKM, thonë nga LSDM, më kot po përpiqet të shqetësojë publikon, qytetarët janë të sigurt dhe këtë e vërteton hulumtimi i OSBE-së ku 75% e qytetarëve janë deklaruar se ndihen të sigurt./Telegrafi/