Telegrafi

LSDM: Kandidat i vetëm i pranuar për ‘ad-hoc’ trupin është Sefer Tahiri

Komisioni i përkohshëm për ndjekje të përfaqësimit mediatik sot në mesditë do të vazhdojë bisedimet, qëllimi i së cilit është të zgjidhet anëtari i pestë i Komisionit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Afati për zgjedhjen e anëtarit të pestë, i cili në pajtim me marrëveshjen politike duhet të jetë shqiptar.

Anëtari i pestë i Komisionit duhet të zgjidhet me konsenzus. Ljubomir Kostovski, anëtar i Komisionit i propozuar nga ana e partisë LSDM, deklaroi se për atë, kandidat i vetëm i pranueshëm është Sefer Tahiri nga Këshilli për etikë në media në Maqedoni. Edhe LSDM-ja i bëri thirrje Komisionit që ta emëroje Tahirin për anëtar të pestë.

Kujtojmë se, dje kandidati për anëtar të pestë në Komisionin ‘ad-hoc’ për monitorimin e medias tre muaj para se të mbahen zgjedhjet, Daut Dauti është tërhequr nga gara. /Telegrafi/