Me një kumtesë partia maqedonase në pushtet reagon ndaj konferencës për shtyp të koordinatorit të grupit kuvendar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski duke thënë se “i paafti Hristijan Mickoski s’ka plan, s’ka ide dhe nuk ka vizion për shoqërinë dhe zhvillimin e shtetit, dhe kështu ngrit interpelanca të pabazuara”.
“Mickoski tregon se nuk është arritshëm për qytetarët dhe për Maqedoninë, përmes kërkesave të pabazuara për interpelanca përpiqet ta ndalojë procesin reformues, t’i ngadalësoj proceset që Maqedoninë e çojnë në BE dhe NATO”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas LSDM-së, koha kur policia është keqpërdorur për qëllime partiake, kur lulëzonte kriminalitetit, kur u fshiheshin vrasje mbaroi me kalimin e OBRM-PDUKM-së në opozitë.
Si dorë e majtë e Nikolla Gruevskit, thonë nga LSDM, Mickoski ka përgjegjësi për 11 vitet ku keqpërdorej policia dhe mbronte kriminalitetin e Qeverisë.
“Në të njëjtën kohë, seriozisht investohet në përmirësimin e kushteve për punë të të punësuarve në polici, për herë të parë rinovohen stacionet policore, furnizohen uniforma të reja, çizme dhe pajisje për punë, ndërsa nga viti i ardhshëm vijojnë rritjet e pagave prej 5%”, kumtojnë nga nga LSDM.
Ata shtojnë se norma e kriminalitetit por zvogëlohet ndërsa institucionet kompetente në mënyrë efikase dhe joselektive veprojnë sipas ligjeve. Qytetarët, thonë nga LSDM, janë të sigurtë dhe këtë e konfirmojnë hulumtimet e opinionit publik ku sipas hetimeve të OSBE-së, 75% e qytetarëve ndihen të sigurt.
“Interpelancat e pabazuara të Mickoskit nuk do ta ndalojnë zhvillimin e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s”, thuhet në fund të reagimit të LSDM-së./Telegrafi/