Nga partia në pushtet LSDM thonë se OBRM-PDUKM nuk dëshiron që t’i shikojë faktet të cilat japin dyshime se partia e Mickoskit me para të zeza nga Hungaria korrupton media që të shpërndajnë propagandë të rrejshme kundër shtetit.
“Është fakt se ekzistojnë serioze të publikuara në mediat sllovene se përmbaruesi i Nikolla Gruevskit, Mickoski me para të zeza ka financuar megafon partiak me qëllim që të shpërndajnë fushatë mediatike anti shtetërore-fushatë kundër anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO”, thonë nga LSDM.
Nga atje thonë se është fakt se këto janë të njëjtat mediat që i mundësuan regjimit të Gruevskit të qëndrojë në pushtet./Telegrafi/