Telegrafi

LSDM: Ka dallim, OBRM-PDUKM ka nxitur dhunë dhe mbronte krimin

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së OBRM-PDUKM ka nxitur dhunë dhe ka mbrojtur krim, ndërsa LSDM sillet me përgjegjësi dhe dënon sjelljen joligjore dhe jomorale.

“OBRM-DUKM instaloi regjim, krijoi shtet të kapur dhe për 11 vite me përgjegjësi ka nxitur dhunë dhe ka mbrojtur krim të secilit lloj”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSDM-së, dhuna dhe mos ndëshkimi ishin tipare të qeverisjes kriminale të OBRM-PDUKM-së dhe se deri tai Mickoski dhe partia e tij asnjëherë nuk u distancuan nga ai krim dhe nuk kërkuan asnjë në përgjegjësi.

LSDM i bën apel OBRM-PDUKM-së të mos bllokojë miratimin e Ligjit për prokurori publike që rregullon statusin e PSP-së dhe se në konferencën e ardhshme për shtyp, në objektin e partisë, që është në hetime të PSP-së për krim, së pari të kërkojnë falje ndaj qytetarëve për mbrojtjen e turpshme të krimit dhe të bëjnë thirrje për përgjegjësi për funksionarët më të lartë të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/