Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM thonë se “në listë mungojnë familjarët e funksionarëve të OBRM-PDUKM-së të cilët janë punësuar në institucione shtetëror dhe ndërmarrje publike gjatë 11 viteve qeverisje kriminale”.
“Mes tyre janë edhe kushëriri i Hristijan Mickoskit, motra dhe i ati i sekretarit të përgjithshëm Igor Janushev, daja, kushëriri, dhe dhëndri i Antonio Milloshoski, motra, bashkëshortja, daja, dhe tezja e Dimitar Stevananxhija, bija dhe vëllai i anëtares së kryesisë së OBRM-PDUKM-së dhe ish drejtorja e DHP-së, Anastasija Ilieska”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo parti thonë nëse OBRM-PDUKM me të vërtetë është e shqetësuar për administratën kanë një mundësi ta shfaqin me vepra, t’u bëjnë thirrje, thonë nga LSDM, funksionarëve partiak t’i tërheqin familjarët e tyre nga vendet e punës në administratë dhe te ndërmarrjet publike që i kanë fituar gjatë kohës së qeverisjes së OBRM-PDUKM-së.
“Që kur t’i thërrasë, OBRM-PDUKM t’i dorëzojë këto emra te Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit”, thonë nga LSDM duke shtuar se është mirë që ky komision hap raste të reja dhe se presim vendimet nga ky trup i pavarur./Telegrafi/