Nga partia në pushtet, LSDM lavdërohen për punën që ka bërë ekzekutivi në sektorin e bujqësisë. Nga kjo parti thonë se janë siguruar 20 milionë euro shtesë për bujqit.
“20 milionë euro mbështetjes shtesë për fermerët e Maqedonisë janë siguruar deri në fund të këtij viti.
Për herë të parë deri më tani, fillon pagesa e subvencioneve në shumën prej 30%.
Për 40,000 fermerë do të paguhen 750 milionë denarë! Për herë të parë, fermerët marrin avans të subvencioneve, kur ata kanë nevojë për to më së shumti, në mënyrë që ata të fillojnë të korrat e reja në kohë për të investuar në prodhim dhe për ta modernizuar atë”, shtojnë nga LSDM.