Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se për vetëm një ditë janë paguar 222 milionë denarë për 7877 fermerë, për shitjen e qumështit.
Nga LSDM thonë se këto janë subvencione të fazës së tretë të prodhimeve dhe shitjes së qumështit, gjegjësisht nga qumështi i shitur në kapacitet përpunues në periudhën prej majit deri në shtator 2018.
“Kjo pagesë kompleton pagesën e fazës së parë, të dytë dhe të tretë të subvencioneve të qumështit të shitur vitin e kaluar. Deri më tani, për të tre fazat e Programit të Mbështetjes Financiare për vitin 2018, janë paguar 476 milion denarë, për subvencione për qumështin e lopës 3.5 denarë për litër, si dhe subvencione për qumështin e dhisë dhe të deles, 4.5 denarë për litër”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se Qeveria e LSDM-së ka paguar 331 milionë euro mbështetje financiare për agro sektorin./Telegrafi/