Pas lajmit të djeshëm të shpallur nga LSDM, në lidhje me kushtet e këqija në kopshtin për fëmijë “Lulja e Majit”, pasi që u tregua se Stevçe Jakimovski me vite të tëra i gënjente qytetarët dhe ju premtonte kopsht të ri për fëmijë në vendbanimin Bardovcë, dora e zgjatur e Gruevskit dhe krytetar komune në largim, sot shpejtoi për të vendosur gur themelin e kopshtit të ri “Avram Pisevski” në këtë vendbanim, reagojnë nga LSDM-ja.
“Për këto aktivitete joligjore të Jakimovskit, në kundërshtim me Rregulloren e zgjedhjeve – neni 8a, LSDM do të dorëzojë padi përkatëse. Jakimovski nuk do të arrijë t’i fshehë dëmet që ka shkaktuar me qeverisjen e tij të papërgjegjshme dhe korruptive me komunën Karposh dhe ai do të përballet me përgjegjësinë e tij politike dhe ligjore”, thonë nga LSDM./Telegrafi/