Site icon Telegrafi

LSDM-ja do të mbajë kongres më 6 nëntor

Lidhja Social Demokrate në takimin e mbrëmshëm të komitetit qendrorë, mori vendim që më 6 nëntor të mbahet kongres, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kongres do të caktohen lista e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 dhjetorit, dhe nga kjo parti nuk duan që të zbulojnë se kush do të jetë kryesues në lista, por kjo do të vendoset në kongres.

Jozyrtarisht thuhet se bartës të listave do të jenë anëtarët me funksion më të lartë në parti, por në listë do të ketë vend edhe për aktivistët e “Revolucionit Laraman”./Telegrafi

Exit mobile version