Site icon Telegrafi

LSDM-ja do të konsultohet për takimi e liderëve në Vjenë

Siç dihet, të premten mbahet takim i liderëve të partive nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos në Vjenë, ndërkaq ftesat tashmë janë dërguar te katër partitë politike, BDI, PDSH, VMRO-DPMNE, dhe LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Burime brenda LSDM-së për agjencinë META thonë se kjo parti do të fillojë një konsultim të përgjithshëm në kuadër të koalicionit, por edhe me OJQ-të, të cilat janë pjesë e lëvizjes ”Protestoj”, e më pastaj të vendosë nëse do të merr pjesë në takim, apo jo.

Ndryshe, deri tani vetëm VMRO-DPMNE-ja është përgjigjur pozitivisht në ftesën e BE-së për takim në Vjenë, duke mos njoftuar se kush do ta përfaqësojë këtë parti./Telegrafi/

Exit mobile version