Telegrafi

LSDM-ja reagon ndaj OBRM-PDUKM-së, në lidhje me aspektet ekonomike

LSDM-ja qeveritare ka reaguar ndaj OBRM-PDUKM-së opozitare duke e quajtur parti me udhëheqësi antiperëndimore dhe antipopullore që flet për ekonomi dhe shthurje, përderisa i mban konferencat për shtyp në vende luksoze.

Sipas LSDM-së, janë tejkaluar problemet e shkaktuara nga projektet kriminale të Gruevskit si në auto udhë, investime kapitale dhe në aspekte buxhetore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më tej, kjo parti konsideron se është regjistruar shumë e lartë e investimeve të jashtme në pejsën e parë të vitit dhe se të prodhimi industrial është në rritje, duke u rritur edhe rroga mesatare.

LSDM-ja thotë se qeveria vazhdon të punojë në drejtim të zbatimit të masave për sigurimin e më shumë invetsimeve, vendeve të punës dhe më shumë para për qytetarët./Telegrafi/