LSDM-ja i është kundërpërgjigjur kumtesës së OBRM-PDUKM-së, për gjoja rritje të borxhit publik të Maqedonisë.
Sipas kësaj partie politike, Qeveria është duke menaxhuar me përgjegjësi me financat publike, e ka stabilizuar ekonominë dhe ka siguruar më shumë para për qytetarët.
LSDM-ja deklaron se qeverisja e saj nuk i harxhon paratë në harxhime të shtrenjta, harxhime për stile barok, përmendore dhe luks, duke shtuar se në vitin 2017, për herë të parë që nga viti 2009, borxhi publik pësoi rënie./Telegrafi/