Site icon Telegrafi

LSDM-ja propozon vjeshtën si kohë e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Në kuvendin e Maqedonisë, deputetët e LSDM-së kanë hedhur tezën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, më së voni në vjeshtë të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deputeti, Petre Shilegov, tha se me tërheqjen e faljes së Ivanovit dhe shtyrjen e zgjedhjeve, janë plotësuar kushtet minimale për organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, duke shtuar se deri në tetor mund të organizohen zgjedhjet, nëse ka vullnet politik.

Nga ana tjetër, deputeti i BDI-së, Rafiz Aliti, konsideron se për zgjedhje të drejta, fillimisht duhet të përgatitet ambienti politik në vend, por fillimisht propozon që të mbahen takime liderësh, pasi që janë në interes të qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version