Site icon Telegrafi

LSDM-ja propozon ulje të harxhimeve të rrugës për deputetët

Grupi i deputetëve të LSDM-së ka dorëzuar iniciativë për uljen e harxhimeve rrugore të deputetëve, tha sot në konferencë për shtyp koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Tomisllav Tuntev.

Ai shtoi se me këtë iniciativë do të propozohet që harxhimet e rrugës të ulen nga 30 për qind në 15 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Siç kemi premtuar edhe e kemi dorëzuar këtë iniciativë dhe duam që pas kësaj të ketë diskutim dhe të kyçet edhe opozita. Zgjidhja që e propozojmë do të jetë me qëllim që t’u jepet fund manipulimeve dhe spekulimeve në opinion. Kryetari Talat Xhaferi e ka propozimin prej 1 dhjetor, por deri tani nuk është deklaruar asnjë nga grupet e deputetëve”, tha Tuntev./Telegrafi/

Exit mobile version