LSDM-ja ka dalur me propozime konkrete për ndryshimin e Ligjit për faljen e të dënuarve, ku mes tjerash kanë përfshirë edhe pengimin e kryetarit të shtetit që të falë persona për mashtrime zgjedhore, pedofili dhe vepra kundër njerëzimit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këtë propozime do të ofrohen në Kuvend për t’ia kufizuar të drejtën faljes kryetarit të shtetit, ndërkaq ky qëndrim i LSDM-së vjen pas vendimit të javës së kaluar të Gjykatës Kushtetuese për ndryshime në Ligjin për faljen e të dënuarve, që nga opozita u konsiderua si kundër kushtetuese dhe si tentim për të falur individë të dyshuar për krime.
Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE thotë se grupi partiak i LSDM-së janë të paqartë pasi që para katër muajsh propozuan amnesti, ndërkaq tani reagojnë ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kurse LSDM-ja shpreson që të mbështetet edhe nga VMRO-DPMNE edhe nga BDI për t’u miratuar këto propozime.
Në këtë drejtim, edhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi kishte komentuar veprimin e fundit e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ditën e parë që do të merr pushtetin do të inicojë amnisti totale, për të burgosurit dhe amnisti fiskale./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Menduh Thaçi: Ditën e parë që do vi në pushtet do të ketë amnisti për të burgosurit dhe amnesti fiskale (Video)