Telegrafi

LSDM-ja plotësoi organet partiake me emra të tjerë, ndër të cilët edhe një shqiptar

Komiteti Qendror i LSDM-së, mbrëmë i përmbylli aktivitetet përmes plotësimit të organeve partiake që nuk u zgjodhën në kongresin e partisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Propozimet e Zaevit për sekretar të përgjithshëm dhe nënkryetar u miratuan, ndërsa është rritur numri i nënkryetarëve. Për nënkryetar janë zgjedhur Oliver Spasovski, Muhamed Zekiri, Petre Shilegov, Bllagoj, Boçvarski.

Damjan Mançevski dhe Frosina Remenski mbeten ende nënkryetarë. Sekretar i Përgjithshëm i LSDM-së është Aleksandar Kiracovski./Telegrafi/