Telegrafi

LSDM-ja pa vendim nëse do ta mbështesë Xhaferin për kryeparlamentar

LSDM-ja akoma nuk ka marrë vendim nëse do ta përkrahë ose jo propozimin e BDI-së që Talat Xhaferri të jetë kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputeti i kësaj partie Petre Shilegov për televizionin Shenja tha se nesër duhet të marrin një qëndrim nëse do të votojnë që Xhaferri të marrë postin e kryeparlamentarit.

Ndërsa gjatë ditës së sotme Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM-ja tha se gjatë ditës së nesërme do të diskutohet vetëm për anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime./Telegrafi/

Lexo po ashtu Dimovski: E vetmja pikë për nesër është përbërja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime