Nevenka Stamenkoska nga OBRM-PDUKM-ja opozitare sot akuzoi LSDM-në në Qeveri se nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna për uljen e numrit të ministrave në Qeveri dhe deputetëve në Kuvend, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Kur ishte në opozitë, LSDM-ja premtonte se do të ulë numrin e ministrave nga 26 në 20 dhe numrin e deputetëve në Kuvend, për të rritur efikasitetin e punës dhe për të zvogëluar harxhimet eventuale. Tani, si janë në pushtet, numri i deputetëve dhe ministrave ngelet i njejtë dhe për këtë LSDM-ja nuk ka bërë asgjë” tha mes tjerash Stamenkovska.
Gjithashtu këto dy parti kanë pasur edhe kritika për punën e bërë përderisa kanë udhëhequr me pushtetin. /Telegrafi/