Telegrafi

LSDM-ja nuk e mbështet xhirollogarinë përmbyllëse për vitin 2015

Përmes një konference shtypi, deputeti Hari Lokvenec nga radhët e LSDM-së, bëri të ditur se kjo parti nuk e mbështet xhirollogarinë përmbyllëse për vitin 2015, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai akuzoi se kjo xhirollogari është një dëshmi tjetër për planifikimin dhe realizimin e keq të politikave fiskale dhe ekonomike të pushtetit.

Lokvenec shtoi se që nga viti 2008, qeveri i ka futur në borxh qytetarët e vendit, për 320 milion euro të reja, vetëm në bazë të deficitit buxhetor, ndërkaq borxhi publik është shtuar për afër 2 miliard euro.